Ka ndodhur

Tentoi të vriste me çifte një person, arrestohet 48 vjeçari në Vorë

Gazeta Si – Një 48-vjeçar, i cili tentoi të vriste me armë një person brenda një lokali në Vorë pranë Tiranës, është arrestuar këtë të enjte.

Policia thotë se në pranga ka rënë E.P., 48 vjeç, i akuzuar për vrasje me dashje të mbetur në tentativë, shkatërrim prone dhe prishje të qetësisë publike.

48-vjeçari kishte hyrë me forcë në një lokal, ku po qëndronte 39-vjeçari E.P., në një fshat të Vorës dhe kishte qëlluar me çifte në drejtim të tij. Plumbat nuk e kapën në trup 39-vjeçari, i cili shpëtoi pa asnjë plagë.

Policia ndërhyri menjëherë pas sinjalizimit dhe arrestoi 48-vjeçarin, si dhe sekuestroi edhe çiften të cilën e posedonte me leje. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për motive të dobëta.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale. 


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë