Gazeta Si – Një 29-vjeçar i kërkuar për tentativë vrasjeje në Shkodër, është arrestuar 3 vite pas shpalljes në kërkim.
Ai është Brisel Kurtmetaj, banues në lagjen “Guerrile” të Shkodrës, i kërkuar për vrasje me dashje e mbetur në tentativë, armëmbajtje pa leje dhe prishje e qetësisë publike.
Në gusht të vitit 2020, i riu tentoi të vriste me armë një person me iniciale S.B., pas një konflikti të çastit. Por si pasojë e të shtënave mbeti i plagosur lehtë një kalimtar i rastit.
Ndaj Kurtmetaj, Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurtisë arrest në burg në mungesë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




