Ka ndodhur

Vlorë, bariu qëllohet me armë nga dy persona që tentuan t’i marrin paratë

Gazeta Si – Një i ri është arrestuar në Vlorë, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim, pasi kanosën dhe qëlluan me armë zjarri në drejtim të një bariu në Selenicë të Vlorës.

Policia thotë se në pranga kë rënë E.B., 33 vjeç dhe është shpallur në kërkim J. Rr., 30 vjeç, të cilët kanë kanosur dhe dhunuar shtetasin G.L., 36 vjeç.

Ky i fundit punonte çoban në fshatin Ramicë dhe të dyshuarit kanë tentuar t’i marrin atij një shumë parash.

Të dy këta shtetas, pasi nuk kanë marrë paratë e kërkuara nga 36-vjeçari, dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri, në drejtim të tij.

Shtetasi G.L., ka mundur të fshihet dhe t’u shpëtojë të shtënave me armë zjarri.

Ata akuzohen për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim, “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë