Ka ndodhur

Shantazhoi dy adoleshente me foto intime, prangoset i riu në Mallakastër

Gazeta Si – Një 27-vjeçar me iniciale M.Rr., është arrestuar në Mallakastër, pasi shantazhoi 2 adoleshente për t’i dhënë para që të mos iu publikonte foto dhe video me përmbajtje personale.

Policia thotë se pas kallëzimit të marrë nga 2 adoleshente, përkatësisht 15 dhe 17 vjeçe, se shantazhoheshin nga një person për t’i dhënë para që ai të mos t’ju publikonte pamje me përmbajtje personale, kanë kapur dhe arrestuar në flagrancë të riun banues në Ballsh.

Ai tashmë akuzohet për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë