Gazeta Si – Një 80-vjeçar është arrestuar në Burrel nga policia, e cila ka parandaluar një ngjarje të mundshme kriminale.
Ibrahim Lika u vu në pranga, pasi kanosi me armë shtetasin K.K., për motive pronësie. I moshuari sipas policisë ka qenë i arrestuar më parë për vrasje dhe në momentin e ndalimit mbante një armë zjarri, me të cilën ka kërcënuar shtetasin pas konfliktit.
Shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri automatik, tre krehra, 82 fishek dhe dy granata që 80-vjeçari i mbante pa leje.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




