Ka ndodhur

Edhe Tirana në festë për Ditën e Verës, rrugët ku devijohet qarkullimi i makinave

Gazeta Si – Prej disa vitesh është bërë traditë që Dita e Verës festohet në mënyrë të organizuar edhe në Tiranë.

Mbi 100 aktivitete festive do të zhvillohen në kryeqytet me rastin e kësaj dite.

Aktivitetet muzikore, argëtuese dhe sportive do të jenë në zona të ndryshme të Tiranës.

Prej ditës së djeshme ka nisur kufizimi i pjesshëm i qarkullimit të automjeteve tek sheshi “Nënë Tereza”, ndërsa këtë të martë do të ketë bllokim të qarkullimit në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe në rrugët lidhëse me të.

Rrugët që do të kufizohet dhe bllokohet trafikunga ora 07:00 deri në datë 14 mars 2023, deri orën 18:00.

1.Sheshi ‘Nënë Tereza”, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nga ura e ish Hotel Dajtit deri në kryqëzimin me rrugën “Ismail Qemali”.

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nga kryqëzimi me rrugën “Ismail Qemali” deri në kryqëzimin me rrugën “Gjergj Filipi”

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nga kryqëzimi me rrugën “Gjergj Filipi” dhe gjithë sheshi “Nënë Tereza”

Segmenti i rrugës “Myslym Shyri” nga kryqëzim i Gjykatës së Lartë me dalje në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

Rruga “Ibrahim Rugova” nga kryqëzimi me rrugën “Ismail Qemali” deri në kryqëzimin me Bulevardi “Bajram Curri “.

2.Kufizimi i qarkullimit të automjeteve për mbarëvajtjen e aktiviteteve të organizuara nga Bashkia e Tiranës në kuadër të Ditës së Verës në datë 13 Mars 2023 nga ora 12:00 deri në datën 14 Mars 2023 në orën 23:00, në rrugën “Ibrahim Rugova”.

3.Qarkullimi i automjeteve, mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të bëhet  sipas planit të lëvizjes më poshtë:

– Në rrugët “Lek Dukagjini”, rruga “Ibrahim Rugova”, rruga “Abdyl “Papa Gjon Pali II”, në Bulevardin “Zhan D’ Ark dhe Bulevardin “Bajram Curri”.

Për segmentin e rrugës “Myslym Shyri” nga kryqëzimi i Gjykatës së Lartë me drejtim dalje në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Në kryqëzimin e rrugës “Myslym Shyri” me rrugën “Dëshmorët e 4 Shkurtit” drejtim i detyruar djathtas.

5. Itenerari i lëvizjes së mjeteve të linjave urbane do të vazhdojë lëvizjen si më poshtë:

– Të gjitha linjat që kalojnë në rrugën “Abdi Toptani” të devijojnë në rrugën “Dëshmorët e 4 Shkurtit” me drejtim bulevardin “Bajram Curri.

-Linja “Tirana e Re” do të devijojë tek sheshi “Ëillson” dhe tek Bulevardi “Zogu I”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë