Ka ndodhur

Tritol banesës së ish-kryeplakut të Ungrejt në Lezhë, vetëm dëme materiale

Gazeta Si – Një sasi lëndë plasëse ka shpërthyer gjatë natës në zonën e Ungrejt në Lezhë në oborrin e një banese.

Sipas burimeve, shpërthimi ka ndodhur në oborrin e banesës së ish kryeplakut, Preng Pjetri, 57 vjeç, i cili është përfaqësues i PD në zonë.

Policia njofton se po ushtrohen kontrolle në terren dhe në ambiente të dyshuara, për gjetjen dhe arrestimin e autorit/ve.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/re.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë