Gazeta Si – Një 64-vjeçare nga Tirana, e cila kishte humbur kontaktet në Parkun e Llogarasë pasditen e të dielës e ndarë nga grupi i saj gjatë një ekspedite, është gjetur mëngjesin e kësaj të hëne.
Policia thotë se ajo u gjet tek vendi i quajtur “Gropat e Pirit” në gadishullin e Karaburunit, një zonë midis Llogorasë dhe Karaburunit dhe është në gjendje të mirë shëndetësore.
Gruaja, D.E., ndodhej në një guidë turistike me një grup prej disa personash, nga Parku i Llogorasë për në gadishullin e Karaburunit.
Sipas dëshmitarëve, ajo humbi orientimin për shkak të mjegullës, ndonjë frakturë apo dhe lodhjes.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




