Ka ndodhur

Kërcënoi me armë një 32-vjeçar dhe i mori makinën, shpallet në kërkim i riu

Gazeta Si – Një 22-vjeçar nga Tropoja është shpallur në kërkim nga policia, pasi ka kërcënuar me armë dhe më pas i ka marrë automjetin një 32-vjeçari.

Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Bajram Curri-Fierzë, ku 22 vjeçari i ka marrë mjetin nën kërcënimin e armës shtetasit G. N. dhe më pas është larguar.

Policia është vënë në ndjekje të të riut, i cili pasi ka vënë re prezencën e policisë ka braktisur mjetin dhe duke përfituar nga errësira ka mundur që të largohet. I riu akuzohet për veprat penale “Vjedhja me armë”, “Kanosja” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë