Një 60-vjeçar, i cili ishte shpallur i zhdukur nga familjarët në muajin janar është gjetur i vdekur në një kanal në fshatin Korie në Divjakë.
Policia thotë se nga këqyrja e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune, çka dyshohet se vdekja ka qenë natyrale.
“Më datë 11.03.2023, rreth orës 10:00, në një kanal vaditës në fshatin Korie, Divjakë, është gjetur i dekompozuar, trupi i pajetë i shtetasit R. P., 60 vjeç, banues në Këmishtaj. Nga këqyrja paraprake, nuk janë konstatuar shenja dhune. Ky shtetas është shpallur në kërkim në datë 30.01.2023, nga Komisariati i Policisë Divjakë, pas kallëzimit të bërë nga familjarët për largim nga banesa”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndërkohë, grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




