Ka ndodhur

Sekuestrohen 61.900 euro të padeklaruara në pikën kufitare të Morinës

Gazeta Si – Një 32 vjeçar është vënë nën hetim nga policia e Kukësit, pasi është kapur në përpjekje për të kaluar me 61.900 euro të padeklaruara në pikën kufitare të Morinës.

Gjatë kontrollit të makinës së tij tip ‘Volskvagen’, policia ka gjetur shumën e eurove të padeklaruara sipas përcaktimeve ligjore.

Ndaj të riut të identifikuar si Q.L, me banim në Itali, nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”. 


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë