Nga Gazeta Si – Tre të vdekur dhe 3 të plagosur është bilanci i një aksidenti tragjik të ndodhur pasditen e së enjtes në Unazën Lindore në Tiranë.
Viktimat po lëviznin me një automjet tip “Audi” që drejtohej nga 20-vjeçari Klevis Ruçaj i cili gjithashtu humbi jetën pas pak orësh në spital.
Të plagosur mbetën edhe 3 persona të tjerë që udhëtonin me fuoristradën “Hyundai”, e cila u godit nga makina luksoze, pasi fluturoi disa metra.
Automjeti tip Audi po lëvizte në unazën lindore në drejtim të rrethrrotullimit të TEG-ut, ku si pasojë e humbjes së kontrollit është përplasur me barrierat mbrojtëse të rrethrrotullimit e për pasojë ka përfunduar në nënkalim.
Përplasja ka qenë aq e fortë, sa makina pasi ka çarë barrierat metalike, ka fluturuar disa metra, derisa ka rënë në nënkalimi dhe ka goditur fuoristradën që lëvizte në korsinë me drejtim Tiranë-Elbasan.
Si pasojë e përplasjes së fortë makina është shtypur thuajse plotësisht, ndërsa një nga viktimat përfundoi në rrugë, jashtë saj.
Shkaqet e këtij aksidenti të rëndë dyshohet se janë se shpejtësia tej normave nga auotmjeti “Audi”, i cili drejtohej nga 20-vjeçari Ruçaj.
Në një video në Tik Tok, 20-vjeçari shihet duke i dhënë makinës me një dorë dhe më pas me të dyja, me një shpejtësi prej 270 km në orë. Ai shkruante: “Mos u shqetëso kur i jap makinës me një dorë, shqetësohu kur i jap me të dyja”.
Nga krahu tjetër, familja Kurti, e cila po i drejtohej Elbasanit, me drejtues, Qemal Kurti 60 vjeç, dhe dy pasagjerët A.K., dhe O.K., përfunduan në spital me lëndime të lehta, jashtë rrezikut për jetën.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.