Ka ndodhur

Shpërndanin lëndë narkotike, arrestohen 3 persona në Dibër

Gazeta Si – Tre persona janë arrestuar në Bulqizë, pasi dyshohet se shisnin doza kokaine, ndërsa gjatë kontrollit iu gjetën dhe 2.2 mln lekë të përftuara nga shitja.

Policia thotë se u kapën dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit: D.H., 43 vjeç; D.H., 18 vjeç dhe K.P., 19 vjeç, të tre banues në Bulqizë.

“Shërbimet e Policisë, gjatë kontrolleve të ushtruara ndaj këtyre shtetasve, iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale, doza kokaine, të gatshme për shitje, një shumë parash prej rreth 2.2 milionë lekësh, të dyshuara të përfituara nga ky aktivitet kriminal dhe 5 celularë”, – thuhet në njoftim.

Nga hetimet, policia tha se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për një periudhë kohe, kanë ushtruar aktivitetin kriminal të shpërndarjes së drogave të forta (të llojit kokainë), në qytetin e Bulqizës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë