Ka ndodhur

Plagosje në Fier, 32-vjeçarja godet me thikë bashkëjetuesin

Gazeta Si – Një sherr mes një çifti në orët e para të kësaj të mërkure në Fier, çoi në plagosjen e një 32-vjeçari.

Autore e ngjarjes është bashkëjetuesja e tij, A.A., 32-vjeçe, ku sipas policisë, e reja e goditi partnerin me thikë, pas një sherri.

I plagosuri, me iniciale A.J., mësohet se mori dëmtime të lehta, ndërsa partnerja e tij u arrestua nga policia.

Në vendngjarje ka shkuar policia, e cila ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë