Ka ndodhur

Vdes në burgun e Peqinit i dënuari përjetë për një vrasje të dyfishtë

Gazeta Si – Edmond Batra alias (Edi) Mond Batra, ka humbur jetën në burgun e Peqinit këtë të martë teksa vuante dënimin me burgim të përjetshëm për një vrasje të dyfishtë të ndodhur në vitin 2014 në Shkodër.

Në atë kohë, Batra vrau me armë zjarri kambistin Lulash Kroni dhe muzikantin Marian Trepçi, gjatë një tentative grabitjeje.

Mësohet se Batra ndodhej në ajrim kur nuk është ndjerë. Dyshimet paraprake janë se ai ka ndërruar jetë si pasojë e një infarkti.

Vrasja e kambistit Lulash Kroni, solli serinë e hakmarrjeve mes dy familjeve, pasi djali i Lulashit, 6 muaj pas ekzekutimit të babait, ka udhëtuar drejt Milanos në Itali, ku ka ekzekutuar me armë zjarri vëllanë e Edi Batrës, Land Batra.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë