Ka ndodhur

Gjendet i pajetë në banesë 68-vjeçari, dyshohet se u asfiksua nga gazi

Gazeta Si – Një 68-vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij në fshatin Bodrishtë, Dropull. Policia thotë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:50, ku ka humbur jetën në banesën e tij, shtetasi A. K., i cili jetonte vetëm.

Paraprakisht dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën për shkak të gjendjes së asfiksisë që i është shkaktuar nga rrjedhja e bombolës së gazit.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë