Gazeta Si – Organizatorët e turneut kalifornian kanë bërë me dije se tenisti serb nuk mund të marrë pjesë. Atij i është refuzuar kërkesa për lejen speciale.
Numri 1 në botë, Novak Gjokoviç, nuk mund të luajë në turneun Masters 1000 të ‘Indian Wells’, që fillon të mërkurën dhe zgjat deri më 19 mars. Pa qenë i vaksinuar ndaj Covid-it, ai nuk mund të hyjë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Lajmi është zyrtarizuar nga organizatorët e turneut. Senatori Rik Skot ka deklaruar në Tuiter se ‘Homeland Security’ e ka refuzuar kërkesën e Gjokoviçit për një leje, që do të mundësonte pjesëmarrjen e tij në ‘Indian Wells’, në Majemi.
SHBA-të e kanë shtyrë deri më 11 maj detyrimin e vaksinimit për ata që futen në këtë vend nga jashtë. Me Gjokoviç jashtë, Nikoloz Basilashvili ka hyrë në tabelën kryesore të turneut amerikan.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.