Ndër publikimet më të fundit janë “Entrevias 2”, “Sex/Life 2” dhe “Abbott Elementary 2”. Këto dhe seriale të tjera janë të disponueshme në Amazon, Disney, Netflix dhe RaiPlay.
Daisy Jones & The Six (Amazon Prime Video)
Daisy, e cila u rrit në një familje të pasur, por e lënë pas dore nga prindërit e saj, ka ëndërruar të bëhet një yll rock-u që kur ishte fëmijë. Në të 20-at e saj ajo u prezantua me skenën e gjallë muzikore të Los Anxhelosit të viteve 1970. Bashkohet me një grup, “The Six”, i cili me hyrjen e saj merr emrin e “Daisy Jones & The Six”: ashtu si titulli i serialit i disponueshëm sot në platformën e transmetimit Amazon. Rritja e këtij grupi rock do të jetë e shpejtë, por edhe më e shpejtë do të jetë rënia e tyre. Prodhimi bazohet në një libër me të njëjtin emër nga Taylor Jenkins Reid. Pjesw e kastit janw Riley Keough, Sam Clafin dhe Camila Morrone.
Entrevías (Netflix)
Spanjë, fundi i viteve 2000. Tirso është një ish-ushtarak i mërzitur dhe i vetmuar, i cili tani drejton një dyqan harduerësh në lagjen e Madridit, Entrevias. Me të jeton mbesa e tij Irene, me origjinë vietnameze, e cila ka prishur lidhjet me nënën e saj për shkak të karakterit të saj rebel. Jo se gjërat janë më mirë me gjyshin e saj: Tirso nuk e miraton as shoqërinë e keqe të Irenës dhe as marrëdhënien e saj me një djalë kolumbian.
Dhe kështu, ndërsa ajo planifikon të ikë me të dashurin e saj, ai bashkohet me policin Ezequiel dhe nis një sfidë ndaj bandave që sundojnë zonën e tij. Seriali spanjoll Entrevias, i krijuar nga David Bermejo dhe me protagonist José Coronado, është i disponueshëm prej disa ditësh në Netflix me sezonin e dytë.
Abbott Elementary (Disney+)
Në një shkollë fillore në periferi të Filadelfias, mësuesit po bëjnë çmos për t’i mbajtur gjërat kështu, pavarësisht shkurtimeve të rënda buxhetore dhe një drejtori disi të çuditshëm. Fillon kështu Abbott Elementary i cili sapo u lançua në platformën e transmetimit të Disney me sezonin e dytë. Një ekip po bën një dokumentar për punën e mësuesve në shkollat e pafinancuara... Përfshirë, natyrisht, Abbott Elementary. Seriali ka marrë vlerësime të mira (si nga audienca ashtu edhe nga kritikët).
Sex/Life (Netflix)
Billie është një grua me një të kaluar plot ngjarje, e cila në një moment të jetës së saj zgjedh të luajë rolin e gruas dhe nënës së përsosur. Por më pas, e frustruar nga menaxhmenti i familjes, ajo fillon të shkruajë një ditar në të cilin fantazon për ish të dashurin e saj, Brad. Kur burri i saj gjen ditarin dhe martesa e saj fillon të shkërmoqet, për protagonisten është si të kthehesh në të kaluarën. Ky wshtw komploti i Sex/Life, që nga dje në Netflix me sezonin e dytë. Seriali bazohet në librin 44 Chapters About 4 Men nga B. B. Easton. Në serial luajnë Sarah Shahi, Adam Demos dhe Mike Vogel.
The Rap Game Italia (RaiPlay)
Dokumentari i parë italian në botën e repit titullohet “The Rap Game Italia”. Bazuar në një format ndërkombëtar, tashmë në sezonin e pestë në Shtetet e Bashkuara dhe Mbretërinë e Bashkuar, seriali në tetë episode nga 30 minuta secili ndjek rrugëtimin e gjashtë djemve nga 18 deri në 20 vjeç, të cilët ëndërrojnë të bëhen reperë.
Mes krahasimeve dhe shakave, stërvitjeve dhe sfidave, protagonistët - që ndajnë të njëjtin apartament për një muaj - do të duhet të bindin tri ikona të skenës së repit si Capo Plaza, Roshelle dhe Wad për të vënë bast mbi to: çmimi për fituesin është një bashkëpunim me producentin Ava. Episodet, ku marrin pjesë të ftuar si Ensi dhe Emis Killa, janë të disponueshme në RaiPlay.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.