Ka ndodhur

Vidhte pasqyra makinash dhe i shiste, arrestohet 29-vjeçari në Elbasan

Nga Gazeta Si – Policia e Elbasanit ka vënë në pranga, pasi vidhte pasqyra makinash dhe i shiste.

Policia thotë se në sajë të operacionit policor të koduar “Pasqyrat”, u bë identifikimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit E. B., 29 vjeç, banues në Elbasan, pasi rezultoi se kishte vjedhur pasqyrat e 2 automjeteve të parkuara, në lagjen “Kala”.

Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit E. B., u gjetën dhe u sekuestruan pasqyrat e vjedhura.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë