Ka ndodhur

Sherr nga Pogradeci deri në Elbasan, 5 të rinj ndjekin njëri-tjetrin dhe përplasen me makina

Gazeta Si – Në Elbasan policia ka parandaluar një konflikt që mund përshkallëzohej mes 5 personave. Dy automjete kanë ndjekur njëra-tjetrën në hyrje të qytetit të Elbasanit, për shkak të një konflikti të mëparshëm mes tyre në Pogradec.

Bëhet fjalë për disa të rinj, shumica nga Pogradeci, që janë përfshirë në një konflikt në aksin rrugor “Elbasan-Metalurgjik”. Për pasojë në një moment ata i kanë përplasur qëllimisht makinat, duke shkaktuar për pasojë vetëm dëme materiale.

“Për këtë rast specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasit E. C., 39 vjeç dhe G. D., 23 vjeç, të dy banues në Pogradec, si dhe shpallën në kërkim shtetasit M. Xh., 27 vjeç, banues në Tiranë dhe S. S., 28 vjeç dhe B. S., 31 vjeç, të dy banues në Pogradec, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës”, “Kanosja” dhe “Vetëgjyqësia”, të kryera në bashkëpunim”, njoftoi policia.

Sipas policisë, 3 personat e shpallur në kërkim janë larguar pasi janë marrë me automjet nga një person ende i paidentifikuar.

Policia thotë se po vijon hetimi për këtë ngjarje dhe po punohet për të identifikuar dhe për të nxjerrë ara përgjegjësisë të gjithë personat e përfshirë në ngjarje


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë