Gazeta Si – Një 53-vjeçar ka ka humbur jetën aksidentalisht në Sarandë, pasi kamioni të cilin po e riparonte e ka zënë poshtë.
Viktima me iniciale V. S., dyshohet se ka ndaluar kamionin në një rrugë të pjerrët, për të bërë riparimin dhe mjeti është përmbysur.
Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 15:05, në lagjen nr. 3, Sarandë, ku 53-vjeçari ka humbur jetën në vend.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




