Gazeta Si - Për vite me radhë mbuloi të arratisurin më “big” të Italisë, vëllain e saj, bosin mafioz Matteo Messina Denaro.
Ajo ruante paratë e "familjes" nga e cila merrte me bollëk kumbari nga Trapani për shpenzimet e tij dhe menaxhonte rrjetin e transmetimit të "shënimeve" që lejonte “shefin” të mbante marrëdhënie me me anëtarët e grupit për çështjet ekonomike dhe strategjike të organizatës “Cosa Nostra”.
Ishte një shënim i detajuar mbi gjendjen shëndetësore të Matteo Messina Denaro, i shkruar nga motra e tij Rosalia dhe i fshehur prej saj në boshllëkun e një karrigeje, ajo që u dha hetuesve të dhëna që çuan, më 16 janarin e kaluar, në arrestimin e të vëllait.
Shënimi u zbulua nga karabinierët 6 dhjetorin e kaluar, ndërsa po vendosnin pajisje përgjuese në shtëpinë e gruas.
Ndërsa kërkonin vendin e duhur për t'i fshehur ato, ushtarakët zbulojnë një shënim brenda një këmbe të zbrazët të një karrigeje.
E fotografojnë dhe e vendosin sërish në vendin e vet, për të mos e vënë gruan në dyshim. Pak orë më vonë, fotoja analizohet nga hetuesit dhe rezulton se është një ditar i vërtetë klinik i një pacienti me kancer.
Kush është Rosalia
Një rol drejtues kishte pasur Rosalia Messina Denaro, e para nga katër motrat e Messina Denaros, e cila u arrestua këtë të premtenga policia me akuzën e pjesëmarrjes në organiztë mafioze.
Gruaja, me besim të palëkundur mafioz, Rosetta, siç e quajnë në familje, u martua me Filippo Guttadauron, vëllai i mafiozit të Brancaccios, Giuseppe, i cili ndodhet në burg i dënuar përjetë.
Të njëjtin fat pati edhe djali i gruas, Françesko, nipi i preferuar i Messina Denaros, i cili shlyen një dënim të formës së prerë prej 16 vitesh për bashkëpunim me mafien. Vajza e saj, Lorenza Guttadauro, avokate, po ndihmuar dajën e saj që nga dita e arrestimit.
Klani
Një sagë kriminale ajo e Messina Denaro me “Don Ciccio”-n. paraardhësin e familjes së gjakut dhe mafies.
E gjetën të vdekur më 30 nëntor 1998, ndërsa prej tetë vitesh ishte në arrati, i veshur plotësisht dhe gati për varrim.
Një telefonatë në centralin e stacionit të policisë Castelvetrano paralajmëroi policinë se kishte një trup në rrugë.
Nga 6 fëmijët e tij, trashëgimtari i fronit, Matteo, përfundoi në burg pas 30 vitesh në arrati, ndërsa Salvatore, djali i madh, i liruar nga burgu në vitin 2006, pasi kreu një dënim të gjatë për mafien, u arrestua sërish në 2010 për të njëjtat akuza.
Fati i të afërmve
Nuk shkoi më mirë për vajzat e Don Ciccios: Patrizia, prej vitesh "postiere" e mesazheve të vëllait të saj në kërkim, vuan dënimin me 16 vite burg dhe i shoqi Vincenzo Panicola është gjithashtu i ndaluar.
Telashe të rënda gjyqësore patën edhe bashkëshortët e dy vajzave të vetme ende të lira: Bice dhe Giovanna.
Burri i Giovanna-s, Rosario Allegra, vdiq në burg në vitin 2019, ai i Bice-s, Gaspare Como, është ende pas hekurave.
Dhe sot, në përputhje me traditën mafioze familjare, radha i erdhi vajzës së madhe: Rozetës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.