Ka ndodhur

Protesta e opozitës të premten, rrugët që do të bllokohen në Tiranë prej orës 10:00

Gazeta Si – Policia e Shtetit ka njoftuar qytetarët në lidhje me rrugët që do të bllokohen të premten, 3 mars për shkak të protestës së opozitës që do të nisë në orën 10:00 në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Sipas policisë, duke filluar nga ora 06:00 e datës 03.03.2023, nuk do të lejohet parkimi i automjeteve, në rrugët e poshtëshënuara:

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”, rruga “Papa Gjon Pali II”, bulevardi “Zhan D’Ark” dhe bulevardi “Bajram Curri”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”.

Gjithashtu, në këto rrugë, do të bllokohet qarkullimi i automjeteve, nga ora 10:00 e datës 03.03.2023 deri në përfundim të tubimit.

Policia kërkon mirëkuptimin e qytetarëve që të shmangin lëvizjen me automjete, në këto akse rrugore dhe të përdorin rrugë alternative, për të mos penguar lëvizjen e lirë të pjesëmarrësve në tubim.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë