Ka ndodhur

Mori peng 24-vjeçaren për prostitucion, arrestohet 33-vjeçari

Gazeta Si – Policia e Fierit ka arrestuar 33-vjeçarin e kërkuar për pengmarrjen ndaj një 24-vjeçareje me detyrimin që të ushtronte prostitucion.

Në pranga ka rënë Arbër Mehmeti. Ai akuzohet për “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”.

Rezulton se 33-vjeçari, në bashkëpunim me 3 shtetase tashmë të arrestuara, i kanë hequr lirinë, nëpërmjet kërcënimit dhe dhunës, një 24-vjeçareje dhe e kanë shfrytëzuar atë për prostitucion, për një periudhë dymujore, në banesa me qira dhe në hotele të ndryshme në qytetin e Fierit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë