Ka ndodhur

Vidhnin sende me vlerë dhe vegla pune në banesat e emigrantëve, 3 të arrestuar në Kavajë

Gazeta Si – Tre të rinj janë arrestuar në Kavajë, pasi dyshohet se kanë kryer vjedhje të 24 banesave të emigrantëve gjatë vitit 2022 dhe 2 muajve të parë të 2023-it.

Në kuadër të këtij operacioni u vunë në pranga shtetasit:

– Eraldo Troshku, 21 vjeç dhe Ervis Qoli, 28 vjeç, të dy të dënuar më parë për vjedhje, dhe Enea Meta, 32 vjeç, të tre banues në Durrës. 

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, nga muaji qeshor i vitit 2022 deri në muajin shkurt të vitit 2023, kanë kryer vjedhje në banesa të ndryshme në Kavajë, kryesisht në banesat e emigrantëve.

Nga tërësia e veprimeve hetimore ka rezultuar se këta shtetas janë autorë të 24 rasteve të vjedhjeve në banesa, ku kanë marrë sende me vlerë, orendi, vegla pune dhe pajisje të tjera elektroshtëpiake.

Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se shtetasit Eraldo Troshku dhe Ervis Qoli bashkëpunonin me shtetasin Enea Metën, për të realizuar vjedhjet dhe për të nxjerrë përftitime prej tyre.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë