Gazeta Si – Edhe edicioni 2022-2023 i Ligës ‘Gjergj Kastrioti’ ka nxjerrë fitues Skënderbeun në volejboll për femra. Komepticioni që zhvillohet mes skuadrave shqiptare dhe kosovare luajti sot aktin final në Prishtinë.
Vajzat korçare, të drejtuara nga trajneri Orlando Koja, arritën të mposhtnin ekipin e Skënderajt me rezultatin 2-3, duke merituar trofeun e dytë radhazi të Ligës ‘Gjergj Kastrioti’, që kujt më shumë se Skënderbeut do t’i shkonte.
Skuadra korçare po dominon volejbollin e femrave vitet e fundit dhe është kampione në fuqi e Shqipërisë. Edhe mbrëmjen e sotme kjo skuadër ka dhuruar emocione të veçanta ndaj Skënderajt në finale. Ekipin e ka shqipëruar në Prishtinë edhe politikani socialist, ish-kryebashkiaku i Korçës, Niko Peleshi.
Finalja e meshkujve në Ligën ‘Gjergj Kastrioti” u fitua nga Erzeni. Shijakasit mundën Partizanin me rezultatin e pastër, 3-0, duke e merituar plotësisht trofeun.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.