Ka ndodhur

Aksident me vdekje në Tiranë-Durrës, i riu përplas me makinë një 40-vjeçare

Gazeta Si – Një 40-vjeçare humbi tragjikisht jetën mbrëmjen e kësaj të mërkure në aksin rrugor Tiranë-Durrës.

Policia thotë se gruaja u përplas për vdekje nga një makinë. Autoritetet shoqëruan në polici shoferin e automjetit, një 28-vjeçar, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të plota të ngjarjes së rëndë.

“Më datë 01.03.2023, në aksin rrugor Tiranë-Durrës, dyshohet se shtetasi E. D., 28 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasen E. S., rreth 40 vjeçe, e cila si pasojë ka ndërruar jetë. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit”, thuhet në një njoftim paraprak të policisë së Tiranës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë