Gazeta Si – Familja e Kobi Brajant do të shpërblehet me 28.5 milionë dollari për fotot e incidentit të 2020-ës, ku humbi jetën ish-kampioni i madh i basketbollit dhe një nga vajzat e tij, Giana Maria. Sipas ‘New York Times’, Qarku i Los Anxheles ka pranuar të paguajë shumën si formë dëmshpërblimi.
Ditën e incidentit, disa agjentë të departamentit të policisë dhe disa zjarrfikës, kanë shkrepur foto në vendin ku ra hepikopteri, me të cilin udhëtonte Brajant me vajzën dhe 7 persona të tjerë. Sipas azkuës, këta persona shpërndanë me të tjerët foto të helikopterit të rrëzuar dhe të kufomave.
Gjatë procesit, Vanesa Brajant kishte denoncuar dhimbjen që kishte pësuar pasi kishte mësuar se këto foto po qarkullonin. Ajo tha në atë kohë se bashkë me vajzat po përballonte dhimbjen e madhe, ndërsa fotot që qarkullonin lirshëm ia shtuan atë.
Akordi për 28.5 milionë dollari përfshin edhe dëmshpërblimin prej 15 milionë dollarësh, të vendosur nga juria e gjykatës federale që kishte këtë çështje. Gjatë procesit u zbulua se një polic e kishte treguar një baristi foton e kufomës së Brajant.
Për fat të mirë, ky imazh nuk mbërriti deri në media, por Vanesa Brajant në atë kohë tha se po jetonte në terrorin se herët a vonë fotot do të dilnin në rrjetet sociale. Pikërisht për këtë arsye juria e dënoi Qarkun e Los Anxheles për të paguar dëmshpërblim për shkeljen e ligjit të privatësisë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.