Nga Stephen Bush* – Çfarë bashkon Ian Fleming, Roald Dahl dhe George Lucas?
Një përgjigje ishte se ata krijuan disa nga ikonat më të mira të kulturës së shekullit 20: Fleming krijoi James Bond, Dahl krijoi Willie Wonka dhe George Lucas i kaloi të dy duke i dhënë botës filmin “Star Wars”.
Përgjigja ishte se në jetë, të tre burrat rishkruajtën dhe ripërshtatën krijimet e tyre. Në fund të 1960-s, Dahl rishkruajti personazhet Oompa-Loompas në “Charlie and the Chocolate Factory” për t’i nxjerrë nga stereotipet racore që kishin më herët. Fleming i rregulloi librat e tij për audiencën amerikane. Dhe nga 1997-a në 2019-n, George Lucas bëri herë pas here ndryshime të vogla dhe të mëdha, në filmat e “Star Wars”.
Tani një sërë ndryshimesh pas vdekjes në veprën e Fleming dhe Dahl ka shkaktuar një vrull zemërimi. Lucas, që është gjallë, ruan të drejtën për të bërë ndryshime në punën e tij. Por pjesa e ndërlikuar është nëse kjo duhet të shtrihet apo jo në të drejtën e përgjithshme për të parandaluar “tregtimin” e punimit të ri me origjinalen.
Falë Lucas, versioni kinematografik i trilogjisë origjinale “Star Wars” është e pamundur për tu blerë tani: fansat tregtojnë kopje të përdorura të videove dhe DVD-ve të vjetra. Kur Dahl dhe Fleming rishkruajnë librat e tyre, ata nuk shkuan derë më derë duke konfiskuar kopjet e origjinalit.
Në të vërtetë shtëpia e botimit Penguin Random House tani do të nxjerrë versionet “klasike” të librave të Dahl së bashku me atë të redaktuar.
Për fansat e “Star Wars”, kjo tingëllon e njohur: për pak kohë, “kopjet speciale” të Lucas, kanë bashkëjetuar me versionet kinematografike. Mbetet për tu parë nëse puna e Fleming apo Dahl do të zëvendësohet nga versione të reja pas vdekjes.
Por dëshirat e adhuruesve të Star Wars dhe adhuruesve të Bond-it klasik mund të tërhiqen në drejtime të kundërta: nga njëra anë, shumë fansa të Star Wars (përfshirë veten time) shpresojnë në mënyrë aktive që pas vdekjes së Lucas, Disney të shpërfillë dëshirat e gjalla të regjisorit dhe të mbajë origjinalin, versioni kinematografik të disponueshëm. Por shumë fansa të Dahl (përfshirë veten time) do të preferonin që autori i ndjerë të kishte fjalën e fundit. Unë gjithashtu vazhdoj të besoj se Max Brod i bëri një shërbim të madh botës duke shpërfillur udhëzimin e Franz Kafkës për të shkatërruar veprën e tij. Si mund të zgjidhen këto ngërçe?
Ligjërisht nuk ka ndonjë dallim midis ndryshimeve që ka bërë Lucas, Fleming dhe Dahl gjatë jetës, me ato që bëhen pas vdekjes. Pasi e drejta iu shit Netflix për 500 mln dollarë, pasardhësit e Dahl mbajtën të drejtën ligjore të përpunimit të punës ose për ta tërhequr atë nga shitja, njësoj si autori origjinal mund të bëjë. Dahl, qartazi e përdori pa limit këtë të drejtë, duke licencuar disa firma koti ccokollatash dhe duke dhënë të drejta për përshtatje për filma të dorës së dytë.
Estetikisht, ndryshimet vandale që i janë bërë së fundmi punës së Dahl, ngjajnë me ato që ka bërë Lucas. Ndryshimet janë problematike sepse ato ndryshojnë jo vetëm teksturën, por edhe kuptimin. P.sh, Matilda bëhet një tjetër person kur lexon jo më aventura ekzotike të Joseph Conrad, por tani dramën e Jane Austin. Ligjërisht nuk ka ndryshime, estetikisht po.
Këto vendime dhe ndryshime nuk janë mirë apo keq: lexuesi, shikuesi apo kritiku e ka në dorë vetë për të gjykuar. Kjo është arsyeja pse bibliotekat e depozitave ligjore, të cilave botuesit duhet të dërgojnë një kopje të çdo libri të botuar, janë një burim i rëndësishëm kulturor
Botuesit e Dahl-it kanë bërë zgjedhjen e duhur: pronësia duhet të jetë në gjendje të mbajë të njëjtat të drejta për të redaktuar, licencuar ose ndryshe për të përfituar nga vepra e një autori ose krijimtarie si në jetë. Por ata nuk duhet të jenë në gjendje të kufizojnë aftësinë e të tjerëve për të botuar ose ruajtur veprën origjinale. Ky ishte mëkati i Kafkës: ai kërkoi të privonte botën nga puna e tij dhe Brodi kishte të drejtë ta shpërfillte.
Edhe pse është e drejtë që një autor, një artist apo bashkëshortja e një dramaturgu apo fëmijët në ngarkim të marrin një masë mbrojtjeje financiare pas vdekjes, ata nuk duhet të kenë të drejtën e vetos mbi veprën. Në vend të kësaj, ata duhet të jenë në gjendje të kërkojnë një pjesë fikse të fitimeve. Ndërsa artistët duhet të jenë në gjendje të pasurohen nga puna e tyre dhe të mbështesin gjithashtu pasardhësit e tyre, kjo nuk duhet të vijë me koston e kufizimit të asaj që të tjerët mund të shkruajnë, lexojnë ose shohin.
Burimi: FinancialTimes/ Përshtati: Gazeta ‘SI’
*Stephen Bush është gazetar i FT.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.