Ka ndodhur

Rrjet prostitucioni në Fier, në pranga 4 pronarë hotelesh dhe lokalesh

Gazeta Si – Katër pronarë hotelesh dhe lokalesh janë vënë në pranga në Fier, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kishin përshtatur ambientet e bizneseve të tyre për prostitucion.

Të implikuar në këtë veprimtari të paligjshme janë edhe 8 shtetas të tjerë, të cilët u proceduan penalisht.

Në bazë të provave të siguruara gjatë hetimit, Gjykata e Fierit caktoi masën e sigurisë “arrest në burg”, për 4 shtetas që kishin në administrim lokale dhe hotele të vëna në dispozicion për ushtrim të prostitucionit.

Të arrestuarit janë:

-Nesti Golemaj, 69 vjeç dhe Besiko Molishtari, 71 vjeçe, pronarë të një lokali në lagjen “Kastriot”;

-Naxhie Aliaj, 63 vjeçe, pronare e një lokali në lagjen “Kastriot”;

-Tajar Hysenaj 69 vjeç, pronar i një hoteli në lagjen “16 prilli”.

Nga hetimet e kryera në kuadër të operacionit “Bazat”, rezultoi se këta 4 shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë periudhës maj 2022-shkurt 2023, kishin vënë 2 lokalet dhe hotelin që kishin në pronësi, në dispozicion të ushtrimit të veprimtarisë së kundërligjshme të prostitucionit,” njoftoi policia.

Gjithashtu, për këtë rast u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 8 shtetas, të dyshuar të implikuar në këtë veprimtari.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë