Lojëra me Dore

Dëmtim i rëndë për LeBron Xhejms, ylli i Lejkërsave mund të ketë mbyllur sezonin

Gazeta Si – Në momentin që Los Anxheles po përmbysnin ndeshjen ndaj Dallas, LeBron Xhejms është shtrirë në parket, pasi kavilja e këmbës së djathtë nuk po e mbante më peshën e trupit të tij.

Publiku ka ‘ngrirë’ për një moment. Numri 6 i Lejkërsave u rikthye në lojë dhe shënoi 11 nga 26 pikët vendimtare në periodën e katërt të ndeshjes, që u fitua nga Los Anxheles. Por kjo sforco mund t’i kushtojë shumë shtrenjtë yllit në NBA-së, pasi analizat më pas kanë nxjerrë një dëmtim më të rëndë nga sa mund të parashikohej.

Xhejms është i detyruar të humbasë disa javë për skuadrën e drejtuar nga trajneri Darvin Ham. Nëse koha e rikuperimit do të jetë 4-5 javë, sezoni i rregullt do të mbyllet pa e parë sërish LeBron Xhejms në parket. Lekjërsave do t’u mungojë një nga elementët thelbësorë në garën për të shkuar në play-off, që tani komplikohet së tepërmi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë