Ka ndodhur

Qëlloi me shishe xhamin e autobusit të ekipit të Pogradecit, në pranga i riu

Gazeta Si – Një 22-vjeçar nga Elbasani është arrestuar, pasi goditi me shishe xhamin e autobusit të ekipit të Pogradecit pas ndeshjes Elbasani-Pogradeci në stadiumin “Elbasan Arena”.

Policia tha se në afërsi të Librazhdit, i riu kishte goditur me send të fortë (shishe qelqi), xhamin e autobusit në të cilin udhëtonte ekipi i futbollit të KF Pogradecit.

Në pranga ka rënë Xh.Zh., 22 vjeç, banues në Elbasan, i cili akuzohet për veprën penale “Shkatërrimi i pronës” dhe “Goditja e sportistit, trajnerit, arbitrit, ndërmjetësit sportiv”.

Nga goditja, nuk është dëmtuar asnjë nga futbollistët që ndodheshin në autobus.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë