Ka ndodhur

Mbanin peng 24-vjeçaren si punonjëse seksi, arrestohen 3 vajza në Fier

Gazeta Si – Tre vajza të reja janë arrestuar me akuzën e shfrytëzimit të prostitucionit në Fier, ndërsa në kërkim është shpallur organizatori.

Policia thotë se këto shtetase, dhunuan dhe shfrytëzuan për prostitucion një 24-vjeçare për dy muaj në banesa me qira dhe hotele të ndryshme në Fierit. Në pranga kanë rënë: Pranvera Isufaj, 32 vjeçe, A.T., 19 vjeçe dhe një 17-vjeçare.

32-vjeçarja ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Organizatori i kësaj veprimtarie kriminale, shtetasi Arbër Mehmeti, 33 vjeç, i cili është shpallur në kërkim rezulton i dënuar më parë për vrasje të mbetur në tentativë, njofton policia.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë