Gazeta Si – Një vatër zjarri ka rënë në fushën e mbetjeve të qytetit të Vlorës. Shqetësim kryesor mbetet era e fortë, e cila ndihmon përhapjen e flakëve.
Si pasojë e zjarrit ka prezencë të madhe të tymit, i cili ka krijuar probleme të konsiderueshme në këtë zonë.
Menjëherë drejt vendit të ngjarjes janë nisur zjarrfikëset e qytetit, ndërsa kanë nisur punën për shuarjen e flakëve.
Sipas informacioneve paraprake, zjarri dyshohet se është i qëllimshëm.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




