Nga Gazeta Si – Policia e Fierit ka arrestuar një 43-vjeçar si dhe ka shpallur në kërkim bashkëpunëtorin e tij, pasi janë kapur duke shpërndarë heroinë.
Policia thotë se u arrestua në flagrancë shtetasi Arben Muka, 43 vjeç, banues në Fier, si edhe u shpall në kërkim shtetasi Elvir Kananaj, 33 vjeç, banues në Fier.
Në sajë të operacionit “Weekend”, gjatë kontrollit fizik të shtetasit Arben Muka, policia gjeti 81 doza me lëndë të dyshuar narkotike heroinë, ndërsa në banesën e shtetasit Elvir Kananaj gjetën dhe sekuestruan 13 750 euro dhe 400 dollarë, të dyshuara të përfituara nga ky aktivitet kriminal.
Ndërkohë, po punohet për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, për veprime të mëtejshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




