Presioni i lartë atmosferik në pellgun e Mesdheut po dobësohet për shkak të një qendre ciklonike e cila gjatë fundjavës do të ndikojë territorin e Shqipërisë ku priten reshje shiu dhe stuhi por edhe reshje bore në Alpe.
E Shtunë, data 25 Shkurt 2023
Moti do të jetë i vranët dhe reshje shiu me intesitet të ulët në zonen veriperëndimore në mëngjeës deri në mesditë. Era do të jetë me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi 15-20 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5-6 me lartësi vale 1,5 deri në 20, metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje në të dyja vlerat.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zona malore 5/15°C
Zona e ulët 8/20°C
Zona bregdetare 11/19°C
E Diel, data 26 Shkurt 2023
Moti do të jetë me vranësira, reshje shiu dhe stuhi me aktivitet kryesor në veriperëndim, në mbrëmje vonë reshjet do të zhvendosen drejt jugut. Era do të jetë e vrullshme me drejtim me shpejtësi 18-25 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 6-7 me lartësi vale 1,5 deri në 2,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje në mëngjes, rënie në veri.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zona malore 4/13°C
Zona e ulët 8/19°C
Zona bregdetare 12/18°C
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




