Ka ndodhur

Kapet anëtari i një grupi kriminal në Vlorë, 4 në kërkim. Gjenden armë dhe veshje policie

Gazeta Si – Anëtari i një grupi kriminal është arrestuar në Vlorë, ndërsa 4 të tjerë janë shpallur në kërkim nga policia. Gjatë operacionit të nisur mbrëmjen e të mërkurës, në pranga është vënë Denis Karafili, 29 vjeç.

Ndërkohë që katër të tjerë janë shpallur në kërkim, konkretisht Inez Hajrulla, 30 vjeç, Olsi Koçeli, 33 vjeç, Erand Hoxha, 32 vjeç dhe Klaus Islamaj, 31 vjeç.

Aksioni ka nisur, pasi policia ka sinjalizuar një automjet tip “Toyota” për të ndalur, por personat që po udhëtonin në të nuk i janë urdhrit.

Gjatë kontrollit, policia ka gjetur veshje (uniforma) dhe radio si të policisë, 1 jelek antipulmb, targa automjetesh të dyshuara të vjedhura, një shumë parash dhe municion luftarak.

Mes të shpallurve në kërkim, është dhe Inez Hajrulla, i cili njihet për të shkaurën e tij kriminale dhe që i shpëtoi një atentati në vitin 2019.

Ai ka qenë objektiv i dy atentateve në qytetin e Vlorës. Në vitin 2017, Hajrulla ishte pre e një atentati me tritol ku mori dëmtime të rënda në të dyja këmbët.

Më pas atij iu bë atentat me 10 maj të vitit 2019 në lagjen “Uji i Ftohtë” në Vlorë, ku Hajrulla u qëllua me armë zjarri nga një automjet në lëvizje, teksa ishte ulur në një lokal.

Hajrulla i shpëtoi atentatit, por u plagos rastësisht Dajko Cenodemaj që po pinte kafe në Lungomare me disa miq. Autorët pasi u larguan dogjën automjetin në Babicë të Vogël.

Sipas policisë dhe prokurorisë së Vlorës, në këtë atentat të dështuar morën pjesë nëntë persona, Fatmir Hyseni, Daut Elmazi, Igli Memaj, Gentian Dauti, Serxho Ademi, Albano Goxhaj, Dejvison Serjani, Ardjan Ahmeti dhe Xheladin Merko.

Pati dyshime të forta se atentati u krye si rezultat i larjeve të hesapeve mes grupeve rivale në Vlorë. Nga këqyrja e vendit të ngjarjes, ka rezultuar se në shesh janë gjetur dy gëzhoja dhe një fishek i pa goditur.

Për këtë ngjarje vijon të jetë në kërkim Fatmir Hyseni, i kërkuar edhe si autor i ekzekutimit të Santiago Malkos, ngjarjes së ndodhur në rrugën “Xhanfize Keko” në Tiranë..


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë