Ka ndodhur

Lezhë, 18-vjeçari tenton t’i ikë policisë pasi u kap me armë zjarri në makinë

Gazeta Si – NJë 18-vjeçar u arrestua dhe dy persona janë proceduar penalisht në Lezhë pasi u kapën duke lëvizur me një pistoletë të mbushur.

Me finalizimin e operacionit policor të koduar “Ndërhyrja” shërbimet e Policisë kanë konstatuar dhe ndaluar për kontroll automjetin tip “Range Rover”, me drejtues shtetasin K. L. dhe pasagjerë shtetasit J. K. e L. K. 

Shtetasi K. L. ka ndaluar automjetin dhe ka tentuar të largohet me vrap, duke marrë dhe një çantë dore me vete. Shërbimet e Policisë kanë ndëryrë menjeherë, duke e kapur dhe ndaluar shtetasin K. L., bashkë me çantën e dorës.

“Gjatë kontrollit në çantën e dorës, shërbimet e Policisë gjetën një armë zjarri pistoletë me një krehër me 15 fishekë, e cila u sekuestrua në cilësinë e proves materiale.

Në përfundim të veprimeve u arrestua në flagrancë shtetasi K. L., 18 vjeç, banues në Lezhë, për vepren penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve”. Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë, për 2 pasagjerët në automjet, shtetasit J. K., 25 vjeç dhe L. K., 17 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”,” njoftoi policia.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë