Gazeta Si – Një makinë është djegur gjatë natës në Korçë në lagjen nr. 6 të qytetit. Mjeti në momentin që është djegur ka qenë parkuar në afërsi të banesës të pronarit.
“Më datë 23.02.2023, rreth orës 01:50, në lagjen nr. 6, Korçë, ka rënë zjarr dhe është djegur automjeti tip “Mercedes-Benz” në pronësi të shtetasit M. D., banues në Korçë, i cili ka qenë i parkuar në afërsi të banesës”, njoftoi policia.
Sipas informacioneve paraprake, pronari i mjetit ka deklaruar në polici se nuk ka asnjë konflikt, ndërkohë që nuk është as person me precedentë penalë. Do të jetë eksperti i cili do përcaktojë nëse është zjarrvënie e qëllimshme apo jo.
Ende nuk dihen rrethanat e kësaj ngjarje. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e saj dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




