Gazeta Si – Një automjet tip “Land Rover” është djegur gjatë natës në rrugën “Vaso Kadia” në Shkodër.
Sipas policisë, nga verifikimet mjeti ishte në pronësi të TV Rozafa në qytetin verior.
Sipas burimeve paraprake, zjarrvënia dyshohet e qëllimshme, pasi kamerat e sigurisë kanë arritur të fiksojnë një person, i cili afrohet pranë mjetit tip fuoristradë dhe i vë flakën në pjesën e përparme.
“Gjatë natës është djegur pjesërisht automjeti tip “Land Rover”, i cili ka qenë i parkuar në rrugën “Vaso Kadia”. Nga verifikimet paraprake ka rezultuar se automjeti është në pronësi të TV Rozafa”, – njofton policia.
Vijojnë hetimet, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, me qëllim zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




