Ka ndodhur

Reklamonte dhe shiste kartëmonedha false, në pranga 20-vjeçari në Tiranë

Gazeta Si – Një 20-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi reklamonte dhe shiste në rrjete sociale shuma eurosh false.

I riu, me iniciale B.B., u kap në flagrancë teksa do të dërgonte me postë një pako me 300 euro të falsifikuara brenda.

“20-vjeçari është kapur në flagrancë në momentin që do të dërgonte me postë, një pako, brenda së cilës u gjetën 300 euro të falsifikuara. Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se shtetasi B. B., pasi siguronte kartëmonedha euro të falsifikuara, i reklamonte dhe i shiste ato, në rrjetet sociale. Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i kanë gjetur këtij shtetasi, 950 euro të falsifikuara, të cilat u sekuestruan nga Policia, së bashku me shumën e eurove që u gjet në pako”, njoftoi policia.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë