Gazeta Si- Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Librazhdit, ku ka mbetur i plagosur një person.
Një person ka qëlluar me armë drejt një lokali në afërsi të qendrës së Librazhdit.
I plagosur ka mbetur S. S, ndërsa mësohet se ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore dhe jashtë rrezikut për jetën.
Autori pasi ka qëlluar me armë në drejtim të lokalit është larguar me makinë. Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka ngritur pika kontrolli për të bërë të mundur kapjen e autorit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




