Ka ndodhur

Një humbje jete nga Covid-19 në 24 orët e fundit. Viktima e dytë brenda 2 ditësh

Gazeta Si – Një 79-vjeçare nga Tirana ka humbur jetën si pasojë e Covid-19. Ministria e Shëndetësisë bën me dije gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 81 testime, ndërsa është shënuar 1 rast i ri me Covid-19. 11 qytetarë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit.

Kjo është vdekja e dytë brenda dy ditësh nga Covid 19, pas disa muajsh, ku janë raportuar vetëm persona të infektuar dhe të shëruar më pas.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë