Gazeta Si – Një 70-vjeçar nga Peshkopia është rrëzuar aksidentalisht dhe për pasojë ka marrë lëndime të shumta trupore.
Fillimisht ai u dërgua në spitalin e Peshkopisë, por pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore është kërkuar transporti i tij me helikopter drejt Tiranës për mjekim të specializuar.
“Rreth orës 15.00, është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Peshkopisë dhe më pas është nisur me helikopter drejt Tiranës për ndihmë më të specializuar mjekësore shtetasi S.D., rreth 70 vjeç, i cili dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht në kapanonin e makinës pranë banesës së tij. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e shkaqeve të plota të ngjarjes”, njoftoi policia.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




