Ka ndodhur

Vidhte banesat gjatë natës, vihet në pranga një 25-vjeçar në Berat

Gazeta Si – Një shtetas 25-vjeçar nga Berati është vënë në pranga mbrëmjen e sotme, pasi ka kryer disa vjedhje në këtë qytet. Policia e Beratit ka finalizuar sot operacionin ‘The shadow of the night’, duke kapur në flagrancë Andrea Zerollarin.

I riu ishte kthyer në një shqetësim të madh për banorët me vjedhjet që kryente gjatë natës. Policia ka dokumentuar 4 vjedhjeve banesash të bëra dy netët e fundit. Bëhet fjalë për grabitje në vlera monetare, por edhe të pajisjeve elektronike.

Andrea Zerollari është dënuar tri herë më parë për vjedhje. Ai u kap teksa po përpiqej të hynte në një banesë në zonën e bregut të lumit. Policia po punon ndërkohë për zbardhjen edhe të disa vjedhjeve të tjera, ku dyshohet se autor është pikërisht Zerollari.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë