Ka ndodhur

Me emigrantë të paligjshëm në makinë, i riu tenton t’i ikë policisë në Durrës

Gazeta Si – Një 35-vjeçar është arrestuar në Durrës, pasi transportonte emigrantë të paligjshëm nga vendet e Lindjes së Mesme.

I riu me iniciale B.P., nga Mamurrasi po transportonte me makinë 8 emigrantë ilegalë. Në aksin “Plepa-Durrës”, policia i bëri shenjë të ndalonte, por 35-vjeçari nuk iu bind urdhrit dhe tentoi të largohej.

Gjatë ndjekjes policore, ai u përplas me 4 automjete të tjera. Për pasojë, nuk ka persona të lënduar por vetëm dëme materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së rendit publik” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit”.  


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë