Ka ndodhur

Premtonin kthimin e patentave të pezulluara para afatit, arrestohen 2 policët e Rrugores në Tiranë

Nga Gazeta Si – Prokuroria e Posaçme ka vënë në pranga dy efektivë të Policisë Rrugore në Tiranë për shpërdorim detyre dhe korrupsion.

Efektivët u merrnin para drejtuesve të mjeteve për t’u dhënë para kohe patentën që iu ishte hequr për shkelje të ndryshe të kodit rrugor.

Me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka caktuar masat e sigurimit “arrest në burg” për shtetasit:

Eljo Picoku, i dyshuar për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe Amarildo Lika, i dyshuar për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë