Gazeta Si – Një grua ka humbur jetën teksa banesa e saj u përfshi nga zjarri këtë të enjte në qytetin e Durrësit në lagjen Nr.8.
Policia bën të ditur se për shkak të rrjedhjes së gazit nga një furnelë për ngrohje, banesa u përfshi nga flakët. Për pasojë humbi jetën pronarja 65-vjeçare me iniciale H.G.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




