Ka ndodhur

Lirohen nga qelia dy protestuesit e opozitës që hodhën shashka e tymuese

Gazeta Si – Lirohen nga qelia dy të arrestuarit e protestës përballë parlamentit të tre ditëve më parë në 13 shkurt. Gjykata vendosi ndaj tyre masat e detyrimit me paraqitje.

Gjykata ka lënë të lirë Jakup Stafën, 36 vjeç, banues në Tiranë dhe Dorison Petoku, 19 vjeç, banues në Thumanë.

Ato u arrestuan pasi gjatë tubimit të zhvilluar para Kuvendit, hodhën lëndë piroteknike (flakadanë dhe kapsolla) në drejtim të shërbimeve të Policisë në detyrë. Si pasojë e këtyre veprimeve, u dëmtuan 2 punonjës policie, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë