Ka ndodhur

Gjirokastër, gjendet i pajetë një 53-vjeçar

Gazeta Si- Gjendet i pajetë 53-vjeçari në Gjirokastër. Trupi i pajetë i shtetasit me inicialet E. Xh., u gjet në lagjen “11 Janari”.

Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune. Në njoftimin e policisë shkruhet se trupi i të ndjerit është gjendur në një objekt të pabanuar.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë dhe grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë